Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë pasdite në periferi të Fierit, ku një 48-vjeçar ka mbetur i vdekur.

Ora shënonte rreth orës 18:20, kur në fshatin “Suk 1”, Y.S, 48 vjeç, duke drejtuar një motoçikletë, është përplasur me një karrocë, bëjnë me dije burime zyrtare nga policia lokale. Përplasja ka rezultuar fatale për Y.S., i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier.

Ndërkaq grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit, njofton Policia.

Artikulli paraprakNENTE EMIGRANTË SHQIPTARË SHPËTOHEN NGA ROJA BREGDETARE BRITANIKE
Artikulli tjetërTENTOI TË HIPTE NË AUTOBUS, BURRI AKSIDENTOHET PËR VDEKJE