Një aksident i rëndë sapo është raportuar nga Kurbini. Një makinë ka rënë në kanal dhe është përmbysur, duke ju marrë jetën tre të rinjve.

Mësohet se makina ka hasur në një gropë dhe në tentativë për ta shmangur ka përfunduar në kanal.Burime nga policia bëjnë me dije se makina tip Lancia AA 389 NO ka qenë me shpejtësi shumë të lartë,

ku gjatë një manovre për të shmangur një gropë në rrugë, ai ka rënë nga ura, duke përfunduar në kanal.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Adriatik të Kurbinit, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për nxjerrjen e trupave të viktimave nga makina. Mesohet se tre të rinjtë ishin nga fshati Adriatik.

Artikulli paraprakVETTINGU NË POLICI, JAPIN DORËHEQJE 500 EFEKTIVË, I SHPËTOJNË VERIFIKIMIT
Artikulli tjetërLEZHË, SHERR KUNATASH, NJËRA PËRFUNDON NË SPITAL