Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një aksidenti të ndodhur në oret e para të mëngjesit te së martes ne aksin rrugor Lezhë-Shëngjin. Ngjarja ndodhi rreth ores 4:00 pranë lagjes “Sakë” dhe sipas policisë shtetasi Gjovalin Voka 30 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti është përplasur me një shtyllë në anë të rrugës.
Nga përplasja ka humbur jetën 30-vjeçari dhe është dëmtuar pasagjeri në këtë automjet, shtetasi Anton Voka i cili është transportuar në Spitalin e Traumës dhe aktualisht është në gjendje të rëndë shëndetësore.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit, ndërsa nga të dhenat paraprake dyshohet se shpejtesia me të cilen lëvizte drejtuesi i mjetit është bërë shkak për ngjarjen tragike.