Një aksident tragjik ka ndodhur në Gjermani ku një fëmijë vetëm 10 vjeç ka humbur jetën duke u mbytur në lumin Niers të Goch.
Fëmija u gjet pa shenja jeta nga zhytësit rreth orës 15:30 minuta dhe u vendos në gjendje reaminacioni. Vogëlushi nuk mundi të mbijetojë, por humbi jetën rreth orës 17.00 minuta pasi ishte në gjendje kome. Ngjarja e rëndë ndodhi në një park mjaft të vizituar gjatë fundjavës ku fëmija shqiptar po luante bashkë me fëmijë të tjerë kur aksidentalisht ra në lumë.
/ Star Plus TV /