Aksident tragjik në Kosovë, vdesin dy politikanë
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Kosovë, me pasojë vdekjen e dy personave. Mediat kosovare raportojnë se ka humbur jetën kryetari i komunës së Ranillukut, Gradimir Mikiq, në qytetin e Nishit. Gjithashtu, në aksident mësohet se ka mbetur i vdekur edhe një person tjetër. Indeksonline shkruan se ka mbetur viktimë shtetasi Sasha Alleksiqin, i cili është kryetar i Kuvendit Komunal. Ndërkohë, disa persona të tjerë ndodhen në spital për trajtim mjekësor.