Aksident tragjik, vdes shqiptari në Itali
Një shqiptar ka mbetur i vdekur në një aksident rrugor të ndodhur rreth orës 10 të mëngjesit të sotëm në superstradën e San Marinos në Itali. Viktima është Moris Gjezi, 34 vjeç, i cili banonte në Titano. Ai ishte nën drejtimin e një automjeti që transportonte mbetje dhe ishte drejtuar për në impiantin Hera të Ravennas për të bërë transportin e tyre, kur është përplasur me barrierat ndarëse të rrugës. Shqiptari ka gjetur vdekjen në vend. Superstrada mbeti e bllokuar për orë tub tëra, deri në pastrimin e rrugë nga mbeturinat.