Një 31-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Halkidiki të Greqisë, raportojnë mediat helene.

31-vjeçari i cili punonte në zonën e Galarinos në Halkidiki, ishte duke drejtuar një traktor këtë të martë, që u përmbys duke bllokuar poshtë shqiptarin, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nga autoritet greke dhe raportimet e medieve helene.

Pasi morën alarmin mbi ngjarjen, Policia dhe forcat zjarrfikëse shkuan në vendngjarje duke nxjerrë shqiptarin e bllokuar nën traktor.

Megjithatë, sipas forcave zjarrfikëse greke, 31-vjeçari ishte i pajetë kur u nxor nga traktori.
Një hetim ka nisur për zbardhjen e ngjarjes.

Artikulli paraprakTRAFIKOI 600 KG DROGË, KAPET SHQIPTARI I SHPALLUR NË KËRKIM NDËRKOMBËTAR
Artikulli tjetërRRËFIM – MYZEJEN DULI