Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e Krishtlindjeve, duke i marrë jetën një të riu shqiptar.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane.Sipas tyre, ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Torinos.
Bëhet fjalë për një 26-vjeçar shqiptar, i cili po udhëtonte me makinën e tij Citroen së bashku me të dashurën e tij rumune.
Ata janë përplasur me një makinë ‘Fiat’ në rrugën provinciale në zonën e Castellamonte.
I riu shqiptar ka vdekur në vend, ndërsa vajza rumune dhe shoferi i makinës tjetër janë në gjendje të rëndë në spital.