Dhjetëra automjete u përfshin në një aksident në Hungari, ndërsa raportohet për disa të plagosur. Ngjarja ndodhi dje në autostradën M1 rreth 25 kilometra në perëndim të Budapestit.
Policia tha se përplasja, që përfshinte pesë kamionë dhe 37 automjete të tjera. Si rrjedhojë e kësaj përplasjeje 19 automjete morën flakë derisa thuhet se 36 persona pësuan lëndime, përfshirë një që ishte në rrezik për jetë dhe 13 që ishin në gjendje të rëndë, tha policia.
Operatori i autostradave të Hungarisë, “Hungarian Concession Infrastructure Development Plc.”, shkroi në një postim në Facebook se një stuhi e lokalizuar pluhuri mund të ketë shkaktuar një shkallë të papritur të dukshmërisë.