Të paktën 16 persona kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë u plagosën në një aksident në Venezuelë.

Ngjarja ndodhi në Zulia, kur një autobus doli nga rruga duke u përmbysur. Sipas mediave lokale shkak ka qenë shpërthimi i gomës së autobusit.

Mësohet se shoferi i mjetit ka shpëtuar.

Dëshmitarët thanë se autobusi ishte mbipeshë dhe përveç kësaj shoferi ishte duke udhëtuar me shpejtësi të lartë.

Artikulli paraprakDITË ZIE PËR SHISH! NDAHET NGA JETA ISH-DREJTORI, AGRON ISMAILI
Artikulli tjetërZAEV: S’KA ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME