Një aksident i rëndë me pasojë një të vdekur dhe dy të plagosur ka ndodhur këtë të mërkurë në qytetin e Lushnjës.
Mësohet se drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit tip BMW X5 me targa AA858 CV me të cilin po udhëtonte duke dalë nga rruga, për pasojë ka humbur jetën një grua 42 vjeçare e janë plagosur dy të tjerë .
Bëhet e ditur se viktima është Mirela Sokoli 42 vjeç, ndërsa të plagosur kanë mbetur Bato Saliasi dhe Majlinda Sajlasi burrë e grua që aktualisht ndodhen në spitalin e Lushnjës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Dyshimet paraprake të policisë janë se shak i aksidentit aksidenti ka qenë shpejtesia por edhe prezenca e larte e ujit në autostradë.
Ndërkohë, edhe një aksident tjetër është shënuar pasditen e sotme edhe në qytetin e Elbasanit ku një ambulancë është përplasur nga një automjet tip “Golf”.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Papër dhe mësohet se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur dy persona që po udhetonin në mjetin tip “Golf”.