Rreth 10 shtetas janë arrestuar brenda dy ditëve.

Policia rrugore ka zhvilluar disa aksione blic për të ndaluar të gjithë ata shtetas të cilët lëvizin me motoçikleta pa dokumentacion apo nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Gjatë këtyre dy ditëve kanë qenë grupe të ndryshme të policisë rrugore të cilët janë shpërndarë në zona të ndryshme duke kontrolluar kryesisht në rrugët lidhëse të fshatrave me qytetin e Shkodrës. Aksionet e rrugores janë shtrirë në shumë pika të ndryshme duke goditur kështu drejtuesit e parregullt të motoçikletave. Këto kontrolle blic kanë ardhur pas një problematike të shtuar si shkak i aksidenteve të shkaktuara nga motoçikletat. Vetëm brenda dy ditëve në mesin e kësaj jave dy persona humbën jetën ndërsa një tjetër mbeti i plagosur si shkak i aksidenteve me motoçikletë.

I fundit është shtetasi Osman Mataj i cili u përplas me shtetasin Agron Velijaj në rrugën e fshatit Golem duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Ajo skenë e përplasjes të dy motoçikleta është e denjë për një skenë filmash teksa fakeqësisht u shoqëruar me një viktimë 51 vjeçarin nga Postriba. Në këtë mënyrë policia rrugore ka shtuar ndjeshëm kontrollet për motoçikletat duke arritur që të arrestojë në vetëm pak kohë 10 persona ndërsa disa të tjerë do të ndiqen në rrugë administrative për shkelje të ndryshme. Këto aksione nuk do të ndalen por do të vijojnë sërish në pika të ndryshme gjatë ditës por edhe në orët e natës në mënyrë që rastet e aksidenteve dhe humbja e jetës me motoçikletë të jenë sa më të pakta. Po ashtu burime pranë policisë rrugore bëjnë me dije se askush nuk do të tolerohet dhe shkelësit do të arrestohen ndërsa do të vijojë edhe bllokimi i motoçikletave.

Artikulli paraprakPOLIKLINIKA, PACIENTËT NË RADHË SIPAS NUMRIT
Artikulli tjetërEKSPOZITA E IDROMENOS, BISEDË ME GJERGJ DINELLIN