Kjo verë ka sjellë një numër të lartë aksidentesh. Vetem në një ditë në spitalin rajonal të shkodrës paraqiten 3 apo 4 raste të personave më fraktura.
Ndërkohë mjeku Haxhi i cilëson këto shifra të larta. ndër të tjera ai apelon të gjithë drejtueve të automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor në mënyrë që të shmangën këto raste.
Muaji gusht ka qenë mjaft i dendur sa i përket aksidenteve vetëm para pak ditësh mbetën 3 persona të plagosur në aksidentin e ndodhur në aksin rrugor shkodër- koman.
Mungesa e sinjalistikës rrugore, se bashku me mos respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor nga ana e drejtuesve të automjeteve po behen faktor kryesor i rasteve të aksidenteve.
Pavarsisht gjobave të vëna nga policia rrugore si dhe apeleve nga ana e institucioneve përgjegjëse, drejtuesit e automjeteve sërish nuk ndërgjegjësohen.