Katër shqiptarë dëmtohen ose humbin jetën mesatarisht çdo ditë në rrugët e vendit. Në pjesën më të madhe të rasteve aksidentit ndodhin nga pakujdesia e drejtuesit të mjetit. Në një kohë që masat e ashpërsuara në Kodin Rrugor nuk po japin efekt, ekspertët vlerësojnë se zbatimi me detyrim i sistemit “bonus malus” mund t’i vijë në ndihmë situatës.
“Ky sistem duhet të vihet me detyrim, me qëllim që ata drejtues automjetesh që i kanë pikët e nevojshme, pasi nuk kanë bërë shkelje të Kodit Rrugor të përfitojnë lehtësi në pagesë. Aplikimi i sistemit, “bonus-malus” do të bënte të mundur diferencimin mes përdoruesve të përgjegjshëm dhe atyre të këqij të rrugës”, shprehet Islam Qibini. Për ekspertët ka nevojë për ndërhyrje emergjente në rritja e cilësisë së përgatitjes praktike dhe teorike të drejtuesve të automjeteve.
“Duhet më shumë kontroll ndaj autoshkollave. Kemi nevojë për drejtues të përgjegjshëm”, shtoi Qibini.
Sistemi “bonus malus”, i cili përcakton çmimin e siguracionit të automjetit në bazë të historikut të numrit të aksidenteve është në fuqi prej 1 korrikut të 2021-shit, por nuk zbatohet. Lënia në dorën e kompanive të sigurimit, pas ndonjë masë detyruese e ka be ka bërë atë të pazbatueshëm.