Rruget që përshkojnë qarkun e Lezhës vijojnë të mbeten problematike përsa i përket aksidenteve rrugore, ku vetem në harkun kohor të 1 jave janë regjistruar 9 të tilla me një bilanc 2 të vdekur dhe 13 përsona të plagosur.Mëngjesin e të shtunës së 16 shtatorit, një punonjës policie në Mirditë humbi jeten dhe një përson tjeter mbeti i plagosur, pas përplasjes së dy automjeteve në rrugen e kombit.Ndërsa mëngjesin e së mërkures një mësuese nga Kurbini gjeti vdekjen, pasi humbi kontrollin e automjetit që drejtonte dhe u përmbys në një kanal.

Një tjeter aksident ndodhi në oret e paasdites të së mërkures në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, ku përplasja e dy automjeteve solli plagosjen e 4 përsonave dy prej të cileve në gjendje të rëndë.

Në oret e vona po të kësaj mbrëmje një tjeter aksident ndodhi në lagjen “Varosh” të qytetit të Lezhës, teksa një përson humbi kontrollin e motoçikletes që po drejtonte dhe u rrëzua, duke mbetur i plagosur rëndë.Rekordin e numrit të aksidenteve në rruget e Lezhës e mban dita e enjte me 5 të tillë dhe 8 përsona të plagosur.

Aksidenti i fundit ndodhi në oret e pasdites në aksin e vjeter rrugor Pllanë-Rubik, ku një kamion i ngarkuar me inerte u përmbyes e për pasoje mbeti i plagosur drejtuesi i automjetit, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Laçit.Rruget pa standarte dhe mos respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesit e mjeteve mbetet shkaku kryesor i aksidenteve në Lezhë, me një bilanc të frikshem viktimash dhe të plagosurish.

Artikulli paraprakVERIU PËRGATITET PËR STINËN E RESHJEVE
Artikulli tjetërOPOZITA ANKIMON PROJEKTVENDIMIN E KËSHILLIT BASHKIAK