Edukata qytetare por edhe mbrojtja ndaj vetes për të shmagur aksidentet në Shkodër është në nivele të ulëta.

Edhe në ato pak vende ku ndodhen mbikalimet kryesisht në rrugët nacionale askush nga kalimtarët nuk i përdor. Qytetarët, të moshuar por edhe me fëmijë preferojnë që të kalojnë në rrugën ku kalojnë automjetet duke refuzuar mbikalimin. Një gjë e tillë faktohet fare thjeshtë në Bahçallek në aksin nacional Shkodër-Tiranë. Mospërdorimi i këtij mbikalimi ka sjellë shpesh herë edhe aksidente me jetë njerëzish në afërsi të kësaj zone. Nga ana tjetër vetëm pak minuta në mbikalim mjaftojnë për të parë se shumë pak mjete respektojnë normat e shpejtësisë. Tabela tregon se nuk duhet që shoferët të ecin më shpejt se me 50 kilometër në orë por realiteti është krejt tjetër. Shpejtësia e lejuar nuk respektohet që duke shtuar edhe mospërdorimin e kalimtarëve për mbikalimin atëherë edhe rreziku i përplasjeve është tejet i lartë siç edhe kanë ndodhur shpesh herë. Pavarësisht kësaj shkelje të vazhdueshme si nga kalimtarët edhe nga mjetet motorike masat administrative nga policia në këtë segment nuk janë edhe shumë të mëdha. Këto nuk janë të vetmet probleme sepse ky mbikalim është ndryshkuar në të gjitha pjesët çka tregon se jo vetëm se është në harresë totale për ta mirëmbajtur por edhe se vizitorët apo kalimtarët aty mungojnë krejtësisht. Mbikalimi është drejt degradimit ndërsa kudo përreth tij mbizëtërojnë mbeturinat bashkë me bimësinë që arrin deri në disa metra.

Artikulli paraprakHIV/AIDS, “EKO MENDJE” DHE DRSH-ja SENSIBILIZOJNË
Artikulli tjetërVUKATANË, “KANALE PA PASTRUAR DHE RRUGË TË AMORTIZUARA”