Aksidentet e ndodhura gjatë dy ditëve të fundit në qytetitn e Shkodrës, ku dy persona teksa po lëviznin me biçikletë morën plagë serioze, mesa duke ka vënë në dyshim sigurinë në rrugët e qytetit.
Qytetarë të shumtë, kryesisht ata që janë përdorues të rregullt të biçikletës shprehen se ndihen të rrezikuar, pasi korsitë e dedikuara për ta bllokohen nga automjetet e parkuara. Zgjidhja e kësaj situate të përsëritur dhe tejet të rrezikshme, shihet tek shtimi i forcave të policisë në zonat kryesore të qytetit.
Pavarësisht përdorimit masiv të biçikletave në qytetin e Shkodrës, korsitë e pakta ekzistuese bllokohen gjatë ditës nga automjetet e parkuara. Si pasojë e kësaj, vazhdimisht është krijuar një situatë kaotike dhe me trafik të rënduar në rrugët e qytetit të Shkodrës. Të shumta kanë qenë rastet e aksidenteve me pasoja.