Aksidentet rrugore të ndodhura javet e fundit në Lezhë, kanë vënë në lëvizje policinë të cilët po ushtrojnë kontrolle intensive në të gjithë qarkun, duke përdorur monitorimet me dron e me kamera nga shërbimet policore dhe të pauniformuara në akset rrugore të cilësuara si “njolla të zeza” për ngjarje rrugore, si dhe kontrollet në terren me radarë, dragera e makina inteligjente. Si rezultat i këtyre kontrolleve, janë proceduar penalisht 2 drejtues mjetesh për drejtim mjeti pa leje drejtimi si dhe proceduar penalisht 1 drejtues mjeti për drejtim mjeti në gjendje të dehur.Janë proceduar penalisht 6 drejtues mjetesh të cilët si pasojë e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, janë bërë burim aksidenti me pasoja në njerëz dhe dëme materiale.
Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë ndëshkuar 109 drejtues mjetesh për parakalime të gabura.Janë ndëshkuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 31 drejtues, 27 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit. 228 drejtues janë ndëshkuar për shpejtësi tej normave të lejuara si dhe 3 drejtues mjetesh për mosrespektimin të kalimit të këmbësorëve në vizat e bardha.
Policia e Rrugore e Lezhës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.