Aksidentet në punë me dy viktima të ndodhura në zonen turistike të Shëngjinit kanë vënë në lëvizje institucionet përgjegjëse në Lezhë. Në dy kantieret e ndërtimit ku ndodhen ngjarjet është vendosur sheriti dhe pezulluar punimet, ndërsa në terren kanë zbarkuar Inspektoriati Shtetëror i Punës, Inspektoriati Vendor i Mbrojtjes së Territorit ai kombëtar dhe Policia e Shtetit.Ata po kalojnë në sitë të gjitha subjektet që operojnë në sektorin e ndërtimit, për të parë nëse janë të pajisur me leje ndërtimi dhe a i plotësojnë rregullat e sigurisë në punë.Ndaj shkelesve të ligjit nuk do të ketë tolerime dhe masat ndëshkimore do të jenë deri në bllokim aktiviteti bëjnë të ditur institucionet përgjegjëse.Në harkun kohor të dy ditëve në Shëngjin ndodhen dy aksidente në punë me dy viktima.Rasti i parë u regjistrua mëngjesin e së enjtes të javes që lam pas, ku një punëtor 28-vjeçar gjeti vdekjen pasi ra nga kati i nëntë i pallatit teksa po montonte vinçin i cili u shkëput.Ngë veprimet hetimore rezultoi se i riu Emiliano Frroku punonte në të zezë dhe dy katet e fundit të pallatit po bëheshin pa dokumentacionin përkates.Në lidhje me ngjarjen policia shpalli në kërkim 3 përsona dhe një tjeter u proçedua penalisht në gjendje të lire.Dy ditë më vonë, kokretisht mesditen e së shtunës një tjeter aksident në pune i mori jeten një 50-vjeçari.Preng Gjoni u godit në kokë nga një dorrasë që u shkëput nga lërtesia, teksa po punonte në një pallat në ndërtim në Kune.Në lidhje me ngjarjen policia arrestoi dy përsona dhe një tjeter u shpall në kërkim, ndërsa për të dy rastet nga hetimet e kryera ka rezultuar se nuk janë plotësuar kushtet e sigurisë në pune.

Artikulli paraprakDËSHMIA, KUNATA E ALMËS: PO TA DIJA SE DO MBYTEJ DO BËRTISJA MES LOKALIT
Artikulli tjetërLEKSION I HAPUR “ FORCA E DASHURISË NË SHËNDETËSI”