Kohët e fundit në qytetin e Shkodrës kanë ndodhur një sërë aksidentesh ku automjetet kanë përplasur këmbësorët në vijat e bardha. Kalimi nga njëra anë e rrugës në tjetrën, çdo ditë dhe më shumë po kthehet në rrezik për këmbësorët nëse ata nuk janë vigjilentë ndaj makina që kalojnë në rrugë.

Qytetarët shprehen të shqetësuar ndërsa theksojnë se ndihen të rrezikuar për shkak të papërgjegjshmërisë së drejtuesve të automjeteve.

Vetëm muajin e kaluar në qytetin e Shkodrës janë shënuar të paktën dy aksidente ku makinat kanë përplasur këmbësorët në vijat e bardha duke i shkaktuar dëmtime të ndryshme.

 

Artikulli paraprakANA E MALIT NË UJË, CENI: TË SHPALLET EMERGJENCA
Artikulli tjetërTRAJNER I DRITËS? JOSA E MOHON: NUK NJOH ASNJË ATJE