Shenjat e përplasjes fatale vijojnë të jenë në vendin e ngjarjes.
23 vjeçari, Gerti Palushi, nuk mundi t’u mbijetoj dëmeve të marra si pasojë e përplasjes në vendin e quajtur Ura e Shëlqetit në aksin rrugor Vau Dejës – Bushat.
Pavarësisht ndihmës në Spitalin Rajonal të Shkodrës, i ri nga fshati Stajkë, pjesë e Njësisë Administrative Bushat, nuk arriti të mbijetonte. I gjithë opinioni publik i zonës është tronditur nga kjo ngjarje e rëndë, e cila këputi në mes jetën e një të riu, jeta e të cilit sapo kishte filluar.
Përplasja ka rezultuar fatale, ndërsa motoçikleta e tij ka përfunduar në kanalin anësor, duke lënë pas mbetjet e thyera të motoçikletës dhe gjakun e tharë nga dielli i kësaj të marte.
Ironikisht, jeta e Gerti u këput në mes përpara një agjensie funerale.Aksi Vau Dejës – Bushat është një ndër rrugët më problematike në Bashkinë Vau Dejës, i cili prej vitesh ka qenë një vatër e zezë e aksidenteve automobilistike.
Edhe një jetë tjetër e këputur në mes në një rrugë që prej vitesh është kthyer në rrugën e vdekjes për shumë të rinj.