Sipas raporteve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë rrugët në Shqipëri vrasin më shumë se në çdo vend tjetër të Europës.

Me 13.7 vdekje për 100 mijë banorë, Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të lartë të vdekjeve nga aksidentet në Europë.

Ky përfundim konfirmohet edhe nga shifrat zyrtare të Institutit shqiptar të Statistikave (INSTAT). Sipas statistikave të publikuara nga INSTAT gjatë muajve janar – nëntor 2018, në rang kombëtar kanë humbur jetën në aksidente rrugore 190 persona.

Për apsojë, aksidentet rrugore mbeten ndër shkaktarët kryesorë që marrin jetë njerëzish, kryesisht jetët e të rinjve.

Sipas këtyre shifrave, shihet e çdo dy ditë mesatarisht tre shqiptarë humbin jetën në aksidente rrugore në vend.

Në muajin nëntor 2018 po sipas INSTAT numërohen 130 aksidente rrugore nga 177 aksidente të ndodhura në nëntor 2017, duke u ulur me 26,6 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në nëntor 2018, numri i të aksidentuarve është 171 persona nga 235 që ishte një vit më parë, duke u ulur me 27,2 %.

Sipas INSTAT në nëntor 2018, aksidentet rrugore në 75,4 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së gabuar të drejtuesit të mjetit. Ndërsa gjatë muajve janar – nëntor 2018, aksidentet rrugore në 21,9 % të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së pakujdesshme të këmbësorëve.

Artikulli paraprakMETA: VETTINGU NË POLITIKË DOMOSDOSHMËRI, TË GJENDET MËNYRA PËR TU REALIZUAR
Artikulli tjetërPAS KURIMIT NË TURQI, MBËRRIN NË RINAS EFEKTIVJA INA NUKA