Muaji maj ka regjistruar më shumë aksidente në rrugët e vendit por më pak viktima karahasuar me një vit më parë.
Sipas të dhënave të Instat në këtë periudhë u regjistruan 126 aksidente rrugore, 28 më shumë se viti i kaluar, dhe 3 më tepër krahasuar me muajin prill.
9 persona kanë humbur jetën, prej të cilëve rezultojnë të gjithë meshkuj dhe asnjë viktimë femër.
Në 86.5% e rasteve të aksidenteve kanë ndodhur si pasojë e sjelles së drejtuesve të mjetit. Sërish me problematikët në timon mbeten të rinjtë e moshave 25 deri ne 35 vjeç, duke zënë gati 29.4% të totalit të aksidenteve.
Marre sipas ditëve të javës, duket se e shtuna dhe e enjtja janë ditët të cilat kanë numrin më të lartë të përplasjeve me 19.8%, ndërsa më pak kanë ndodhur të dielave me 7.9%
Në harkun kohor, numri më i lartë i aksidenteve kanë ndodhur përgjatë orarit 19:00 deri në 00:00, duke zënë pjesën më të madhe të tyre.
Sipas qarqeve Tirana, mbetet më problematike për numrin e aksidenteve dhe të plagosurve, ndjekur më pas nga qyteti bregdetar kjo edhe për shkak të shtimit të fluksit të qarkullimit gjatë sezonit veror.
Marrë si 5 mujor vdekshmeria në aksidentet rrugore në raport me popullsinë është 10.1% për 100 përplasje, nga 16.9% që ishte në të njejtën periudhë të një viti më parë.