Mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor është shkaku kryesor i aksidenteve në Shqipëri.
Një raport i Bankës Botërore konstaton se faktorët kryesorë që shkaktojnë aksidente janë shpejtësia, ndikimi i alkoolit dhe mungesa e mirmbajtjes së automjeteve.
Këto shqetësime janë pranuar edhe prej Drejtorit të Policisë Rrugore, i cili u shpreh se po bëhen përpjekje të adresohen problematikat.
Rreth 70% e shqiptarëve janë të shqetësuar për aksidentet rrugore.
Banka Botërore ka bërë një vëzhgim nga i cili ka rezultuar se tre faktorët kryesorë që shkaktojnë aksidente në vendin tonë janë shpejtësia tej limiteve, drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit si dhe mungesa e mirëmbajtjes së automjetit. Ndërkohë shqetësim mbetet edhe respektimi i sinjalistikave rrugore.
Ionela Sufaru: Të ndryshosh sjelljen e qytetarëve apo drejtuesve është e vështirë.Në Shqipëri aksidentet rrugore mbeten një ndër tre shqetësimet kryesore ,ndërsa shkaqet që shkaktojnë aksidente janë shpejtësia, drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit si dhe mungesa e mirëmbajtjes së automjetit.
Nga vëzhgimi ka rezultuar se 25% e drejtuesve të mjeteve nuk e vendosin rripin e sigurimit, 52 % nuk ndalojnë te vizat e bardha, 34% i mbajnë fëmijët në sediljen e parë.
Drejtori i Policisë Rrugore, Mitat Tola, deklaroi se këto shqetësime janë reale dhe po shihet mundësia për ti zgjidhur.
Mitat Tola: Shqetësues për ne mbetet përceptimi i lartë që drejtuesit e mjeteve kanë për shpejtësinë. Ne jemi defiçitarë dhe po synojmë që edhe me BB të realizojmë një projekt për të identifikuar me mjete dhe teknogji moderne drejtuesit e mjeteve që tejkalojnë kufijtë e shpejtësisë.
Sipas të dhënave të Bankës Botërore problematike mbetet edhe sjellja e këmbësorëve, e çiklistëve dhe motoçiklistëve të cilët nuk përdorin korsitë e dedikuara duke u kthyer në një burim aksidentesh.