Çfarë drame e vërtetë në autostradën zvicerane A1 në afërsi të Rothristit AG! Një taksi godet në një parmak, rrokulliset dhe ndalet e përmbysur anësh.

Shoferja 74 vjeçare humb jetën në vendngjarje – pasagjeri i saj Armend Kameri (21) mbijeton përplasjen e tmerrit.

Gjatë mëngjesit ai ende është i shtrirë në shtratin e spitalit, në trupin e tij janë të vendisura pajisje të ndryshme mjekësore. Por, Armend Kameri sërish mund të buzëqeshë. “Nuk është ndonjë çudi, unë jam ende gjallë”, ka pohuar punëtori i i picerisë për “Blick”.

Ai ishte pasagjer i taksisë, i cili u aksidentua në Rothrist AG dhe ku shoferja vdiq.
Nata e së hënës. Armendi porosit një taksi për tu kthyer në shtëpi në rrethinën e Bazelit. “Për shkak se transporti publik nuk ishte i shpeshtë në atë kohë, doja të shkoja në stacionin e trenit në Olten dhe pastaj të vazhdoja me tren për në aeroportin e Cyrihut”, nënvizon kosovari.

Qëllimi i tij: “Doja të shkoj në vendlindje për një udhëtim të shkurtër”.
Në momentin që shoferja me përvojë, Irmgard T. 74 vjeçe nga Arisdorfi BL po e merrte djaloshin e ri, fillimisht shkoi si është më së miri. Por: Në autostradën A1 në drejtim të Cyrihut, pak para daljes Rothrist, ndodhi aksidenti.

“Ajo e drejtoi Mercedesin e zi pak majtas-djathtas”, e kujton atë moment Armendi. “Nuk e di përse”. Gjithsesi, pasi navigacioni e kishte urdhëruar “të kaloni nga ana e djathtë” dhe ai i kishte thënë “Mos u ngutni kaq shpejt, këtu ju duhet të dilni”. Shoferja e ka konfirmuar këtë.

Papritmas, taksi i përplas në parmak. “Papritmas u ngritëm”, vazhdon Armendi. Makina u rrotullua dhe u ndal pasi o rrokullis dhe qëndroi anësh. “E gjitha ndodhi shumë shpejt”. Ai për fat të mirë e kishte vendosur rripin dhe ka mundur të largohej pothuajse pa ndonjë plagë.

Pasoi tronditja. “Pak metra më larg, pashë shoferen e taksisë që qëndronte shtrirë në bar”, tha Armendi, .

Ai kishte shkuar tek ajo dhe e ka prekur. “Por, menjëherë konstatova se ajo ishte e vdekur. Kishte lëndime serioze në kokë. Ndoshta për shkak se ajo nuk ishte e lidhur dhe doli nga makina”.
Ekipet e shpët

imit kanë arritur shumë shpejt në vendngjarje. Irmgard T. është mbuluar, ndërsa Armend Kameri dërgohet në spital. Ndërkohë, atij i është lejuar të shkonte në shtëpi: “Gëzohem që jam akoma gjallë. Më vjen keq për shoferen e taksisë”.

Artikulli paraprakAKSIDENTI I TMERRSHËM DY SHQIPTARË VDIQËN, DY JANË TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërMAKINA PËRPLASET ME SHTYLLËN DHE LË LAGJEN PA DRITA