Aksidenti fatal ,vdes tragjikisht shqiptari 58 vjeçar

Një aksident fatal në orët e para të mëngjesit të sotëm i mori jetën një emigranti shqiptar në Itali. Ngjarja ndodhi në rrugën “Corso” në Camposampiero, provincë e Padovas, rreth orës 06.30 të mëngjesit të sotëm. Nga hetimet e para, dyshohet se makina tip “Ford Focus” e drejtuar nga 58-vjeçari shqiptar Gjergj Melaj, me banim në Camposampiero, doli nga rruga si pasojë e pranisë së akullit. Dyshohet se Mealj humbi kontrollin e makinës duke u përplasur me një mur anës rrugës. Në vendin e ngjarjes mbërriti policia dhe ambulanca, por shqiptari gjeti vdekjen e menjëhershme.

Artikulli paraprakEMIGRANTËT E BLLOKUAR NË SERBI DHE HUNGARI MES TEMPERATURAVE -20 GRADË
Artikulli tjetërTHYHET DHE GRABITET BANKOMATI I NJË BANKE. MERREN MILIONA LEKË