Ai ka pranuar edhe që në momentin që drejtonte makinën ka qenë nën efektin e drogës.
Shtetasi Françesko Otobashi, i arrestuar për aksidentin te Fresku me vajzën 3 vjeçare dhe lene të plagosur prindërit e saj, ka pranuar para oficerëve të policisë që është përdorues i drogës. “Nuk e di se si ndodhi që më iku timoni në një moment. E humba drejtimin e makinës. Por aty ku po kalonin personat që përplasa, ndodhet një mur që më pengoi pamjen dhe nuk i kam parë që ishin aty. Jam edhe vetë i tronditur nga ajo që kam bërë”, ka thënë i arrestuari”. Nga ky aksident ai ka lënë të plagosur rëndë babanë e saj dhe ka dëmtuar më lehtë nënën.
/ Star Plus TV /