Rreth orës 18:20, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në Sauk, ka një aksident.

 

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca, ku nga verifikimet paraprake rezulton se: Në autostradë, tek mbikalimi i Saukut, mjeti me targë AA 071 HD, me drejtues Sajmir Çeka, 27 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore, rreth 35 vjeçe, ende të paidentifikuar, të cilën e ka dërguar vetë me mjetin e tij në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkakut të aksidentit. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakI BURGOSURI TELEFONON GRUAN, E KERCENON ME VDEKJE
Artikulli tjetërARRESTOHEN 75 MILITANTË TË ISIS, ISHIN GATI PËR SULM TERRORIST