Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin Lushnje – Fier.
Mësohet se viktima quhet Shpëtim Bajaziti, 42 vjeç. Ky i fundit ka qenë duke drejtuar një motorçikletë teksa është përplasur në rrugë duke gjetur vdekjen.
Policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.
“Sot rreth orës 13:30, në fshatin Kolonjë, Lushnje, shtetasi Sh.B, 42 vjeç, banues në Ardenicë, Lushnje, duke drejtuar një motorçikletë, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në kanal e për pasojë ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin e Lushnjes.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë tëngjarjes”, njoftoi policia.