Janë identifikuar viktimat e aksidentit të rëndë në Varibop të Fierit ku humbën jetën tre persona, dy burra dhe një vajzë e re. Deri më tani raportohet se viktimat e aksidentit janë Fisnik Murataj dhe Agustin Xhaxhaj.

Mësohet se ata kanë qenë të afërm mes tyre, ndërsa nuk dihet ende identiteti i vajzës së re që po ashtu mbeti viktimë.

Foristrada tip ‘Suzuki’ ka rënë në kalan duke shkaktuar mbytjen e të treve. Bëhet me dije se të tre viktimat kanë qenë duke u kthyer nga një gëzim familjar, po mesa duket fundi ka qenë tragjik.

Makina ka ecur përreth 100 metra në një tokë bujqësore dhe më pas ka rënë në kanal.

Policia dhe ekspertë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe pritet një raport i plotë i rrethanave që kanë çuar në këtë aksident të rëndë.

Dyshimet e para janë se aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së lartë.

Artikulli paraprakAZIL NË GJERMANI? SPANJA OFRON PUNË DHE STREHIM PËR FAMILJET ME FËMIJË
Artikulli tjetërU PROCEDUA PËR BLLOKIMIN E RRUGËVE, NDOKA-RAMËS: S’JAM TREMBUR NGA “BABAI” YT E JO MË NGA TY