Një i ri shqiptar ka humbur tragjikisht jetën mëngjesin e kësaj të mërkure në Lecce të Italisë, në një aksident me makinë.

Bëhet fjalë për një 20-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë publik nga mediat fqinje.

Sipas të përditshmes La Repubblica, i riu udhëtonte me një makinë Alfa147 në një rrugë provinciale që lidh Gallipoli me Sannicola, kur humbi kontrollin e mjetit.

Automjeti, në pronësi të të atit, përfundoi jashtë rrugës dhe më pas u përplas me një pemë. Ishin shoferë të rastit që njoftuan ambulancën.

Aksidenti tragjik ndodhi rreth orës 07:00 të mëngjesit. 20-vjeçari mësohet se po shkonte drejt hipermarketit ku punonte.

Artikulli paraprakVELIU: NË 2018-ËN, MË PAK KANABIS NË SHQIPËRI, TRAFIKU DREJ ITALISË U UL ME 81%
Artikulli tjetërQEVERIA EMËRON DY ZV/ MINISTRAT E RINJ TË ARSIMIT DHE SPORTIT, LIROHET I BUJQËSISË