Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e një dite më parë ku Ramazan Bata, 25 vjeç gjeti vdekjen pasi u përplas nga një autobus dhe më pas u mor zvarrë për 50 metra nga një furgon.

Policia ka vënë në pranga drejtuesin e furgonit P. T., 49 vjeç, banues në Krujë dhe drejtuesin e furgonit F. T., 54 vjeç, banues në Tiranë.

Drejtuesi i autobusit ka rrëfyer se nuk e ka parë viktimën, por ka dëgjuar vetëm zhurmë në momentin e përplasjes.

Edhe drejtuesi i furgonit është marrë në pyetje lidhur me këtë ngjarje, ku ka deklaruar se nuk e ka kuptuar kur mjeti që drejtohej prej tij ka tërhequr zvarrë një person dhe për këtë arsye është larguar edhe nga vendi i ngjarjes.

Pamjet filmike tregojn kur trupi i 25-vjeçarit merret zvarrë për rreth 50 metra nga furgoni që i kalon nga sipër.

Artikulli paraprakPËRLESHJE PËR PRONËN MES TRE FAMILJEVE,KATËR TË ARRESTUAR
Artikulli tjetërPOLICIA NË AUTOSTRADËN TIRANË-DURRËS,PEZULLOHEN 14 PATENTA