Një aksident i tmerrshëm në Zelandën e Re, i ka marrë jetën tre brezave nga e njëjta familje.

Teksa po ktheheshin me fugonin e tyre nga një funeral, një përplasje ballore me një rimorkio ka lënë të vdekur në vend shtatë persona dhe ka plagosur rëndë dy të tjerë.

Një nga të mbijetuarit është Pedro Clariman, 26 vjeç, i cili në momentin e përplasjes ishte duke fjetur. Kur hapi sytë, Pedro zbuloi se partnerja e tij, vajza e tyre 10 muajshe Mika, vëllai, halla, njerku dhe kushëriri kishin mbetur të vdekur në vend.

Veç Pedros, aksidentit i ka shpëtuar edhe vëllai, i cili ishte për një kohë të gjatë në koma dhe në gjendje kritike për jetën. Ai u detyrua t’i nënshtrohej një operacioni masiv për shkak të dëmtimeve të shumta në shpinë dhe kokë.

Vëllai tjetër i Pedros, i cili nuk i ishte bashkuar udhëtimit për shkak se kishte probleme sepse e zinte makina, ka rrëfyer mbi gjendjen e tij.

“Vëllai im Pedro pa trupin e babait tim në rrugë dhe më pas vëllait tim Luie. Pastaj minutën tjetër, helikopteri ishte aty, duke e çuar vëllanë tim të vogël në spital. Për të ishte shokuese. Kur pa se në aksident kishte humbur jetën edhe partnerja e tij dhe vajza 10 muajshe, im vëlla u shkatërrua. Është në gjendje shumë të keqe, i kanë humbur dy dashuritë e jetës. Është thjesht tronditëse, të ndodhë kaq shpejt. Në vetëm një pulitje sysh është zhdukur gjithçka”, ka deklaruar ai.

Në ditët pas tragjedisë, David tha se kishte folur me vëllanë e tij, i cili shpëtoi mrekullisht nga aksidenti i frikshëm, me vetëm pak dëmtime të lehta.

Artikulli paraprakNGA GJENDJA EKONOMIKE TE SHPOPULLIMI, SHOQËRIA CIVILE MBLEDH SOT TRYEZËN, I PRANISHËM ISH-KRYEMINISTRI BERISHA
Artikulli tjetërIDENTIFIKOHEN 277 RASTE TË REJA ME COVID NË VEND, ASNJË VIKTIMË NË 24 ORËT E FUNDIT