Aksidenti me pasojë vdekjen në superstradën Lezhë-Milot, pranë mbikalimit të Ishull-Shëngjinit, policia arreston drejtuesin e furgonit, Mark Macaj.
Ndaj tij, është ngritur akuza “Shkelja e Rregullave” të qarkullimit rrugor, pasi nga hetimet paraprake, dyshohet se furgoni është futur në parakalim, duke sjellë dhe përplasjen e fortë me motorçikletën, ç’ka i solli vdekjen 56-vjeçarit Pavlin Ndoj.