Përsoni në emrin e të cilit figuron makina që aksidentoi një taksi në rrugen Durrës – Tiranë çka solli si pasojë edhe vdekjen e dy përsonave një vajze 23 vjeçare dhe shoferit te taksisë me të cilen po udhëtonte vajza është paraqitur në Policinë  e Tiranës për të thënë shpjegime për makinën.

Dardan Gjeka, që figuron si pronari i makinës ka dëshmuar se ia ka shitur makinen Fatjon Zhaporjës. Ndërkohë mësohet se Dardani është paraqitur në polici dhe ka deklaruar se e ka shitur makinën Fatjonit por makina akoma në sistem rezulton se  eshte akoma ne pronesi te Dardanit

Polcia gjithashtu ka bërë të ditur se po punohte intensivisht për të ndaluar Fatjon Zhaproja si të dyshuarin si autor të përplasjes së ndodhur mbrëmjen e 21 shkurtit në autostradën Durrës- Tiranë. Kkërkimet  për Fatjon Zhaporjen janë përqëndruar në zonën e Krujës dhe Laçit.

Dyshohet se Fatjoni është ndihmuar nga një person i dytë për t’u largur nga vendi i aksidentit. Mendohet se ai është larguar me makinë tjetër pasi ka braktisur makinën me të cilën u shkaktua aksidenti.

Aksidenti tragjik u shenua rreth ores 23:30 minuta të së mërkures Elena Avdillari 23 vjeçe po udhëtonte me taksi  nga Durrësi drejt Tiranës, për tu rikthyer në banesë, ku nuk mbërriti kurrë. Makina u godit nga pas nga një makinë BENZ, që sic mësohet nga Grupi hetimor udhëtonin me shpejtësi të lartë.

 

Artikulli paraprakQËLLOHEN ME ARMË DY PERSONA JASHTË NJË BANKE NË ZVICËR
Artikulli tjetërKAPEN ME ÇEKIÇ NË DORË, PRANGOSEN HAJDUTËT KUR PO THYENIN ARGJENDARINË.