Në aksidentin e ndodhur sot në Përrenjas janë plagosur 4 gjyqtarë.Emrat e tyre janë, Amarildo Gjeci, Ergin Morina, Xhuljan Rroshi dhe Daniel Vrapi.
Katërshja e arbitrave po udhëtonte drejt Maliqit për të drejtuar në takimin e Kategorisë së Dytë mes Maliqit dhe Termit.
Sipas njoftimeve ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, takimi i parashikuar për të filluar në orën 14:00, do të shtyhet me 30 minuta për shkak të kësaj ngjarjeje.