Dy automjete janë përplasur duke shkaktuar të plagosur mëngjesin e sotëm në fshatin Baltez të Fierit.

Njëri nga automjetet ka dashur të hyjë në by passin e Fierit, kurse tjetri ishte duke ecur në këtë aks ku ka goditur automjetin e parë. Njëra nga makinat ka rënë në kanal nga përplasja.

Sipas banorëve aksidentet janë të përditshme në këtë aks, duke u vënë në rrezik jetën dhe drejtuesit e automjeteve. Gjendjen e bën problematike fakti që janë 6 rrugë që lidhin by passin me fshatrat. Policia Fier nuk ka dhënë akoma një njoftim për aksidentin.

Artikulli paraprakMBYLLET LOKALI I NJOHUR NË DHËRMI, RAMA: SI KA MUNDËSI TË BËSH NJË INVESTIM TË TILLË E TË MOS LËSHOSH KUPON
Artikulli tjetërLULZIM BASHA: VENDI PO HYN NË NJË SPIRALE TË RREZIKSHME PËR SIGURINË KOMBËTARE