Tragjedia e rëndnë që ndodhi pak ditë më parë në Fier ku humben jeten tre persona duket se ka si shkak një gabim njerëzor. Agustin Murataj, Fisnik Murataj dhe francezja Nazia Aham u mbytën në kanalin me ujë, pasi automjeti i tyre doli nga rruga.

Në raportin e ekspertëve thuhte se vdekja e tre të rinjve është shkaktuar nga mbytja në kanalin me ujë.

Sa i përket shkakut të aksidentit mësohet se tre të rinjtë ishin përgjumësh, ndërsa automjeti ishte me shpejtësi 150 km në orë.

Në timon të fuoristradës “Suzuk” ishte njëri nga viktimat, Fisnik Murataj. Kurse dy të tjerët, kushëriri Agustin Murataj dhe e fejuara e Fisnikut, francezja Nazia Aham ishin pasagjerë që sipas dyshimeve të policisë kanë qenë në gjumë.

Dy kushërinjtë u përcollën në banesën e fundit nga familjarët e tyre në Kutë, kurse prindërit e vajzës në Francë kërkuan që ceremonia e saj mortore të bëhej në vendin e tyre.

Artikulli paraprakDËSHTON GRABITJA E BANKËS, AUTORI KAPET TE DERA
Artikulli tjetërVRAU ME THIKË GRUAN, DENOHET ME 25 VJET BURG SHQIPTARI NË AUSTRI