Njëri prej shtetasve të përfshirë në aksidentin rrugor të 22 gushtit, shtetasi Ildi Gjeka ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Shkodrës. Pas aksidentit 30 vjeçari u transportua në gjendje të rëndë shëndetësore dhe një ditë më pas mësohet se ka ndërruar jetë. I riu nuk i ka bërë ballë plagëve të aksidentit. Ndërkohë nëna e tij, shtetasja Dashurie Gjeka 54 vjeçe mësohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Shkodrës. Më 22 gusht rreth orës 15:20 në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në afërsi të fshatit Beltojë u përfshinë në një aksident rrugor tri automjete duke lënë të plagosur gjashtë persona, tre prej të cilëve drejtues mjetesh dhe tre të tjerë pasagjerë.

Nga këta gjashtë të aksidentuar Ildi Gjeka ndërroi jetë ndërsa nëna e tij po lufton me vdekjen ndërsa pjesa tjetër ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në këtë aksident janë përfshirë automjeti tip Opel me drejtues 30 vjeçarin që humbi jetën në spital në të cilin ndodhej edhe nëna e tij si dhe automjeti tip Toyota me drejtues një shtetas malazez 42 vjeç si dhe mjeti tip BMË me drejtues një shtetas shqiptar të Kosovës, 24 vjeç. Menjëherë pas aksidentit në vendngjarje mbërritën forcat e policisë duke nisur hetimet për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti të rëndë që i mori jetën 30 vjeçarit Ildi Gjeka.

Nga hetimet paraprake rezulton se aksidenti ka ardhur si shkak i tejkalimit të shpejtësisë së lejuar. Aksidentet në akset e Shkodrës janë shtuar kohët e fundit kjo edhe për shkak të fluksit të automjeteve gjatë sezonit turistik. Pjesa më e madhe e aksidenteve vijnë për shkak të mosrespektimit të rregullave të qarkullimit rrugor, tejkalimit të shpejtësisë së lejuar, përdorimit të celularit apo edhe konsumimit të alkoolit. Nga ana e saj policia rrugore ka shtuar kontrollet dhe gjobat për drejtuesit e mjeteve por sërish ndërgjegjësimi tek shoferët vijon të jetë i ulët duke sjellë më pas aksidente me pasoja fatale si në rastin e fundit të 30 vjeçarit Ildi Gjeka i cili humbi jetën në spitalin e Shkodrës.

 

Artikulli paraprakHETIMI I SPAK, META SULMON ARBEN KRAJËN: SPURDHJAKU I PARTISË KA VENDOSUR QË T’I SHËRBEJË MAFIAS SË INCENERATORËVE
Artikulli tjetërSHKODRA JAZZ FESTIVAL, KONCERT I ORKESTRËS SKANDERBEG