Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 11:20, në rrugën nacionale Shkodër – Lezhë, në vendin e quajtur “Kryebushat”, një automjet tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin D. Gj., 27 vjeç, është përplasur me një motomjet, në të cilin udhëtonin 2 shtetas të huaj polakë (turistë).

Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, shtetasi W. M., 45 vjeç dhe pasagjerja në motomjet, shtetasja M. M., 42 vjeçe.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi D. Gj., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Shkodër, për veprime të mëtejshme procedurale. Nga kryerja e alkool-testit ndaj drejtuesit të automjetit, shtetasit D. Gj., ka rezultuar se nuk kishte konsumuar alkool.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryhen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Artikulli paraprakE RËNDË NË SHKODËR, DY TURISTËT ME MOTOR PËRPLASËN ME MAKINËN, NDËRROJNË JETË
Artikulli tjetërVDEKJA E TË RIUT NË KOMISARIATIN E KAVAJËS, BERISHA: NESËR PROTESTË NË TË GJITHA KOMISARIATET