Ka humbur jetën drejtuesi i një prej automjeteve që u aksidentuan në Lezhë.

Mësohet se ka ndërruar jetë 66-vjeçari Ndoc Nikolli.

Kujtojmë se aksidenti ndodhi këtë të hënë në fshatin Rrilë të Lezhës, ku u përplasën dy automjete dhe për pasojë mbetën të lënduar tre persona, mes tyre 66-vjeçari Ndoc Nikolli që humbi jetën.

Ai kishte marrë plagë të shumta në disa pjese të trupit dhe nuk mundi te mbijetojë.

Në gjendje të rëndë ndodhet dhe pasagjerja, 62-vjeçarja V.N.

Artikulli paraprakDJEGIA E RAUNDIT TË PARË PËR PRESIDENTIN E RI, VASILI: KOMEDIA U LUAJT SOT ME 5 SEKONDA
Artikulli tjetërCOVID-19/ MINISTRIA E SHËNDETËSISË: 6 QYTETARË TË INFEKTUAR, ASNJË HUMBJE JETE NË 24 ORËT E FUNDIT