Me datë 24.11.2017, rreth orës 16:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në bulevardin ” Zhan Dark” ka ndodhur një aksident.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake rezulton se: Në bulevardin ” Zhan Dark” , shtetasi Agron Dedja, 21 vjeç, duke drjetur mjetin, ka aksidentuar një këmbësore, e cila po kalonte rrugën.
Shtetësja e paidentifikuar akoma ka nderruar jetë në spital. Grupi hetimor ndodhet në vëndngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes.