NGJARJA U REGJISTRUA RRETH ORËS 16:00, PËRPLASJA FATMIRËSISHT PA VIKTIMA. Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 16 ne dalje të qytetit të Shkodrës.
Aksidenti ka ndodhur ne vendin e quajtur harku I Berdicës ku si pasoje e përplasjes janë përfshire në këtë aksident rrugor tre automjete. Si pasoje e përplasjes fatmirësisht nuk ka pasur viktima ne njerëz por vetëm dëme material. Menjëherë në vendin e ngjarjes kane mbërritur efektive te policisë rrugore në Qarkun e Shkodrës, të cilët kane kryer edhe hetimet për ketë ngjarje te regjistruar ne rrugët e Qarkut te Shkodrës. Sipas burimeve pranë policisë së Shkodrës behet me dije se shkak I këtij aksidenti ka qene mos respektimi I shenjave të qarkullimit rrugor dhe shpejtësia tej normave të lejuara e një prej automjeteve te përfshira ne ketë aksident. Si rezultat I përplasjes se automjeteve për disa minuta është vështirësuar qarkullimi në ketë segment rrugor, për t’ju rikthyer normalitetit me pas largimit te mjeteve nga aksi rrugor.