Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e së martës në qytetin e Shkodrës. Aksidenti është regjistruar rreth orës 9:40, në stacionin e Trenit në Shkodër, ku një automjet tip fiat ka përplasur, çiftin e bashkëshortëve të cilët po udhëtonin me motoçiklete ne unazën lindore të Shkodrës. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur rëndë dy të moshuarit me inicialet N.M 70 vjeç dhe LM 60 vjeç te dy banues ne qytetin e Shkodrës.
Menjëherë kane mberritur ne vendin e ngjarjes efektivë të policise së shkodrës, të cilët kanë nisur menjëherë hetimet per zbardhjen e rrethanave te ketij aksidenti te rende qe regjistrohet ne rruget e qytetit te Shkodres. Burime prane policise se shkodres bejne me dije se shkak I ketij aksidenti te rende, ka qene mos respektimi I shenjave te qarkullimit rrugor, nga drejtuesi I mjetit. Drejtuesi I mjetit është larguar nga vendi I ngjarjes dhe është shpallur ne kërkim nga policia e Shkodrës, ndërkohe qe dy te aksidentuarit janë dërguar ne spitalin rajonal te shkodres dhe ndodhen ne gjendje kritike për jetën.