Një automjet i policisë bashkiake në Shkodër u përfshi në një aksident rrugor.Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00 të ditës së sotme në lagjen “Vasil Shanto”.Nga ky aksident rrugor mes automjetit të policisë bashkiake dhe një automjeti tjetër ka vetëm dëme materiale të shkaktuara ndërsa dy drejtuesit e makinave kanë shpëtuar duke mos u dëmtuar.Menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat e policisë vendore të Shkodrës duke nisur hetimet paraprake për aksidentin e ndodhur.
Sipas burimeve policore mësohet se ky aksident ka ardhur si shkak i super xhiros që ka marrë automjeti i policisë bashkiake duke dalë nga kontrolli dhe duke përfunduar në anën tjetër të rrugës mbi ndarësen prej betoni. Makina që shkaktoi aksidentin është elektrike dhe është blerë pak muaj më parë nga bashkia Shkodër për efektivët bashkiak. Policia vijon hetimet për të zbardhur të plota shkaqet e këtij aksidenti. Për afro 60 minuta ky kas rrugor u bllokua për shkak të aksidentit derisa të dy automjetet u larguan pasi policia kreu procedurat hetimore.
Pas aksidentit reagoi kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci teksa e cilësoi si një gabim njerëzor. “Autoritetet përgjegjëse, Policia e Qarkullimit Rrugor kanë kryer veprimet e nevojshme dhe do të procedojnë sipas rregullave në fuqi. Nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale dhe dyshimet e para janë për gabim njerëzor”, shkruan kryebashkiaku Beci në këtë reagim të tij.
https://youtu.be/kXaNT1ktOyw