BLLOKOHET PËR MË SHUMË SE NJË ORË RRUGA NACIONALE SHKODËR – VELIPOJE .
Një aksident I rënde është shënuar paradrekën e se premtes në rrugën nacionale Shkodër – Velipojë prane kthesës së rruges së komunës Dajç. Si pasojë e shpejtësisë së madhe dhe lageshtirës dy automjete janë përplasur duke pësuar dëme të mëdha materiale po fatmirësisht pa dëmtime në njerëz. Automjeti tip wolkswagen golf me targe AA 308 GI që po udhëtonte në drejtim të Velipojës eshtë perplasur me veturën tip Skoda me targë Shkodre 76 23 që po udhëtonte ne drejtim të qytetit të shkodrës. Si pasojë e përplasjes volkswageni ka përfunduar në kanalin kullues pranë rrugës. Në vendin e ngjarjes kanë ardhur menjëherë efektivët e policise rrugore për te zbardhur ngjarjen dhe marrë masat përkatëse.
Për më shumë se një orë qarkullimi në rrugën nacionale Shkodër-Velipojë ështe bllokuar dhe qindra udhëtarë kanë qëndruar në pritje deri sa është bërë e mundur nxjerrja e automjetit wolkswagen nga kanali dhe liruar qarkullimi.