Policia ka dhënë detaje lidhur me aksidentin tragjik ndodhur pasditen e sotme, ku tre të rinj humbën jetën. Jul iMaxhni,22 vjeç banues në Kombinat – Tiranë , Simon Kanani, 20 vjeç banues në Adriatik – Kurbin dhe Bert Marku 17 vjeç banues në Adriatik – Kurbin, kanë mbetur të vdekur nga aksidenti.

“Rreth orës 14:30, është marrë njoftim se në Adriatik-Kurbin, ka ndodhur një aksident automobilistik”, njofton Policia.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar mjetin tip “Lancia” me targë AA 389 MO që kishte dalë nga rruga duke u përmbysur në kanalin anësor të rrugës.

Për pasojë, kanë humbur jetën të 3 shtetasit që ndodheshin në mjet, J.M. 22 vjeç banues në Kombinat – Tiranë , S.K. 20 vjeç banues në Adriatik – Kurbin dhe B.M. 17 vjeç banues në Adriatik – Kurbin.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit, shtuan të njëjtat burime.

Artikulli paraprakZHDUKET NË GJERMANI, VAJZA NGA TIRANA, NËNA: KAM 20 DITË PA ASNJË KONTAKT
Artikulli tjetërZYRA PËRGJIMI NË ÇDO PROKURORI RRETHI, STRATEGJIA E PROKURORISË 2018-2020