Ndodh shpesh qe autoret e aksidenteve fatale te largohen nga vendi i ngjarjes, i cili edhte dhe rasti i nje 43-vjecari shqiptar. Por, pasi u largua shqiptari u dorezua me pas ne polici duke thene: “Unë isha ai që i vrau ato”.

Aksidenti ndodhi të enjten në mbrëmje në Lacchiarella (Milano), teksa drejtonte një makinë të vjedhur, kishte shkaktuar një aksident në të cilin humbi jetën një zonjë 73 vjeçe dhe mbeti e plagosur vajza e saj 45 vjeçare.

Kur u kthye në Komisariat i penduar ai kishte kujtuar se i kishte vrarë të dyja.
Shqiptari me precedent penalë, për vjedhjen e makinave, është vetëdorëzuar rreth mesditës dhe në polici, i shoqëruar nga avokati i tij në stacionin policor Assago (Milan).

Menjëherë pas ngjarjes ai iku, duke i lënë nene e bijë në rrugë. E moshuara humbi jeten pak minuta pas aksidentit, teksa vajza e saj 45 vjeçare ndodhet në gjendje të rëndë.
“Unë kisha frikë, ndaj u largova”, tha shqiptari për karabinierët e Assago

Artikulli paraprakAUTOBUSI ME KOSOVARË PËRFSHIHET NGA FLAKËT NË KROACI
Artikulli tjetërARRESTOHET I SHPALLURI NË KËRKIM NDËRKOMBËTAR