Njëzet e një persona kanë humbur jetën dhe 15 kanë mbetur të plagosur si pasojë e aksidentit tragjik në Itali. Mes personave që humbën jetën në autobusin me turistë që ra nga mbikalimi në Maestres, Venecia, janë një foshnje dhe 4 fëmijë.
Sipas ekspertëve, bordura ishte e vjetër dhe nuk i kalonte 1.5 metra lartësi, ndërsa para pikës ku u rrëzua autobusi ishin hequr gati dy metra parmakë.
Hetimi i prokurorisë do të duhet të konstatojë pse deri më tani nuk ishte ndërruar parmaku. Njëkohësisht, hetimi i prokurorisë duhet të konstatojë nëse ky aksident tragjik ka ardhur si pasojë e mosvëmendjes së drejtuesit të mjetit apo nëse 40-vjeçari italian që drejtonte autobusin, dhe humbi jetën, po fliste në celular në momentin e rënies së autobusit.