5 shqiptarë të vdekur, mes tyre një 19-vjeçar dhe një 16-vjeçar, është bilanci i një aksidenti të frikshëm që ndodhi pasditen e së martës (18 korrik) në unazën e Edesës në Greqi.

Aksidenti rrugor ndodhi kur makina në të cilën ndodheshin pesë personat me orgjinë shqiptare, të cilët sipas medias greke ‘Protothema’, ishin punëtor ferme dhe po shkonin në Skydra drejt Malit të Zi, për shkaqe ende të panjohura është përplasur me një kamion ‘kokë më kokë’.

Sipas mediave greke automjeti në të cilin udhëtonin shtetasit shqiptarë ka dalë nga korsia e vetë në rrethana ende të pazbardhura dhe ka hyrë në korsinë e gabuar, duke u përplasur më pas me kamionin.

Forcat zjarrfikëse arritën të nxjerrin trupat e pajetë të shqiptarëve, ndërsa sipas policisë janë identifikuar një 55-vjeçar, një 50-vjeçar, një 19-vjeçar, një 16-vjeçar dhe një person tjetër, identiteti i të cilit ende nuk dihet.

Sipas informacioneve drejtuesi i makinës ishte një 55-vjeçar. Tregues i ashpërsisë së përplasjes është fakti se e vetmja pjesë e makinës që ka mbetur e paprekur ka qenë bagazhi.

Artikulli paraprakNË DASHURI ËSHTË KOHA MË E MIRË PËR TË BËRË PLANE ME PARTNERIN… HOROSKOPI PËR DITËN E SOTME
Artikulli tjetërBAROMETRI I BALLKANIT: SHQIPËRIA REKORD NË KORRUPSION NË 2023; INDEKSI PËRKEQËSOHET, IA KALOJMË DHE BOSNJËS